Kolegji Dardania nënshkruan memorandum bashkëpunimi afatëgjatë me Kopshtin Milingonat.

Sot u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Kolegjit Dardania dhe Kopshtit Milingonat.

Përmes këtij bashkëpunimi studentët e Kolegjit Dardania në programet Psikologji Aplikative dhe Studime Menaxheriale dhe Përkujdesje dhe Mirëqenie Sociale, do të kenë mundësinë që të zhvillojnë punën praktike në Kopshtin Milingonat dhe të jenë pjesëmarrës në trajnime, seminare dhe punëtori profesionale.

Kolegji Dardania i inkurajon të gjithë studentët të aplikojnë për punë praktike për zhvillimin e aftësive dhe shkathtësive profesionale.