Opportunities

Browse current academic and administrative vacancies at Dardania College and use the search filters to identify opportunities that match your qualifications and professional background.

Kolegji Dardania me seli në Prishtinë shpall:

K O N K U R S

PËR STAF AKADEMIK

Bazuar në Statutin e Kolegjit Dardania dhe Rregulloren për Procedurat Përzgjedhëse lidhur me Emërimin, Riemërimin dhe Avancimin e Personelit Akademik, Kolegji Dardania shpall konkurs për zgjedhje dhe rizgjedhje të stafit akademik në fushat si në vijim:

  • Psikologji;
  • Punë Sociale;
  • Menaxhment dhe Biznes;
  • Shkenca Politike dhe Administrim Publik;
  • Gjuhë dhe Shkencat Filologjike;
  • Arkitekturë;
  • Arte dhe Dizajn;
  • Shkenca Kompjuterike.

Forma e Angazhimit

  • Staf akademik me orar të plotë;
  • Staf akademik me orar të pjesshëm;
  • Ligjerues;
  • Asistent;
  • Bashkëpunëtorë të jashtëm akademik.

Kualifikimet e nevojshme

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduara studimet e Doktoratës në fushën përkatëse;
  • Të kenë të paktën një punim shkencor në fushën përkatëse të publikuar në revista kredibile, me përparësi në revista të indeksuara në Scopus/WoS;
  • Të kenë përvojë në mësimdhënie, kërkim shkencor ose përvojë profesionale relevante;
  • Për fushat profesionale dhe aplikative, mund të konsiderohen edhe kandidatët që kanë përfunduar studimet Master, dhe kanë përvojë të dëshmuar profesionale mbi 5 vite, portofolio relevante, certifikime profesionale ose kontribut të veçantë në fushën përkatëse.

Përparësi do të kenë kandidatët që dëshmojnë:

  • Publikime shkencore në revista ndërkombëtare kredibile; 
  • Pjesëmarrje në projekte kërkimore, profesionale ose zhvillimore; 
  • Përvojë në hartimin dhe zhvillimin e programeve studimore; 
  • Përvojë të mëparshme në institucione të arsimit të lartë;
  • Përvojë në mentorimin e studentëve; 
  • Përvojë në bashkëpunim me industrinë, institucionet publike, dhe organizatat ndërkombëtare;
  • Aftësi në përdorimin e teknologjisë në mësimdhënie; 
  • Gatishmëri për angazhim në aktivitete institucionale, akademike dhe kërkimore.

Dokumentet për aplikim:

  • Aplikacionin e plotësuar dhe CV;
  • Kopjet e diplomave të noterizuara (Doktoraturë, Master dhe Bachelor);
  • Dëshmitë e nostrifikimit të diplomave (për të diplomuarit jashtë vendit) të noterizuara;
  • Dëshmi në lidhje me përvojën e punës akademike/profesionale;
  • Dëshmi të publikimeve relevante ose linqet e publikimeve;
  • Ekstrakti i lindjes;
  • Kopje e letërnjoftimit;
  • Çertifikatën se ndaj tij/saj nuk ndërmirret ndonjë procedurë hetuese;
  • Leja e qëndrimit dhe leja e punës (për kandidatët që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës);
  • Dokumente tjera shtesë relevante (Certifikime, trajnime, mirënjohje, etj.).

Mënyra e Aplikimit

Dokumentacioni i kompletuar për aplikim duhet të dërgohet në formë elektronike në email adresen: jobs@kolegjidardania.com 

Kandidatët duhet të specifikojnë në aplikacion fushën/pozitën për të cilën aplikojnë dhe formën e angazhimit për të cilen janë të interesuar. Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të ftohen për intervistë.

Aplikacioni i konkursit mund të shkarkohet duke klikuar këtu.

Benefits

Health Care

Time Off Benefits

income protection

Application for establishment of employment relationship at Dardania College

General Informations

Education

Bachelor Studies:
Master Studies:
PhD Studies:

Job position you are applying for:

Reference (if any):

Residence Permit

Declaration