Sesion Informues për Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Konsumatorit

Zyrtarja e Zyrës për Orientim të Karrierës, në bashkëpunim me mësimdhënësen Dr. Sc. Selema Allamani, organizuan një sesion informues me studentët e Kolegjit Dardania në nderim të Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Konsumatorit. Tema e sesionit ishte “Mbrojtja e Konsumatorit dhe Siguria në Tregun e Punës”

Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit shënohet çdo 15 mars, për të kujtuar miratimin e Ligjit për të Drejtat e Konsumatorëve nga presidenti amerikan Xhon F. Kenedi në vitin 1962.

Studentët e Kolegjit Dardania patën mundësinë të njihen me rëndësinë e mbrojtjes së konsumatorit në aspektin ekonomik, ligjor, dhe shëndetësor, veçanërisht në kontekstin e tregut të punës, duke bërë krahasime midis Republikës së Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.