Afati i provimeve të Shtatorit është shtyer deri më 27 Shtator, 2021 për shkak të masave të reja kundër pandemisë COVID-19.
Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit Dardania,
Ju njoftojmë se afati i provimeve të Shtatorit është shtyer deri më 27 Shtator bazuar në vendimin 01/35 të datës 12.09.2021, nga Qeveria e Republikës së Kosovës për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19. Orarin e provimeve sipas planifikimit të ri do t’a gjeni të publikuar në DMIS.
Njëherit, ju lusim që të zbatoni masat e reja në përpikëri dhe ju rikujtojmë pikën 23 të vendimit:
“23. Studentët në institucionet publike dhe private universitare duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1. deri 2.4., në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e
institucionit.”
Më poshtë gjeni pikën 2.1. deri në pikën 2.4. të vendimit:
“2.1. Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19;
2.2. Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
2.3. Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik – IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
2.4. Testi shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.”
Duke konsideruar shëndetin si prioritet, ju bëjmë thirrje që të respektoni masat e reja me qëllim të mbrojtjes nga pandemia COVID-19.
Duke ju dëshiruar shëndet, ju falenderojmë për bashkëpunimin!