Current Students

The programs offered by Dardania College are unique and demanded in the labor market in Kosovo and beyond.

Dardania College pays special attention to services to students. Current students can use all the services offered by our institution. All current students are provided with their ID, have their personal e-mail with the college domain, as well as access to DMIS where they can be informed of all the news from the college administration as well as about their financial statements, results from tests and exams, as well as the results from their other works.

Studentët Aktual

Albionë Morina – Përfituese e bursës në Kolegjin Dardania

Kolegji Dardania është gjithmonë në gatishmëri për të ju ofruar maturantëve me sukses të shkëlqyer bursa të plota të studimit. 

Albionë Morina, studente e vitit të parë në programin “Psikologji Aplikative dhe Studime Menaxheriale, është përfituese e bursës së plotë. 

Për më shumë, ju ftojmë të shiqoni videon e përgatitur me komentet e Albionë Morinës rreth Kolegjit Dardania dhe mundësive që ofrohen në kuadër të programeve studimore.

Eksperiencat e fituara të studenteve në Kolegjin Dardania

Ju ftojmë ta shiqoni videon e përgatitur për dy studentet e Kolegjit Dardania dhe eksperiencën e fituar në kuadër të programeve “Administrim Biznesi dhe Ekonomiks” dhe “Psikologji Aplikative dhe Studime Menaxheriale”.

Rrugëtimi i Qëndresa Shllakut gjatë studimeve dhe punësimi në Kolegjin Dardania

Ju ftojmë të shiqoni videon e përgatitur për rrugëtimin profesional të Qëndresa Shllakut, studente dhe e punësuar në bibliotekën e Kolegjit Dardania.

Një prej studentëve bursistë në programin Psikologji dhe Studime Menaxheriale të Universitetit Dardania.

Eksperiencat dhe sukseset e studentëve bursistë të Kolegjit Dardania.

Studentet të dalluara të programit Psikologji Menaxheriale, pjesë e stafit të administrates në Kolegjin Dardania

Qëndresa Shllaku dhe Elmedina Bushi, si studente të dalluara në programin Psikologji Menaxheriale, për gati një vit janë pjesë e stafit të administratës në Kolegjin DARDANIA. 

Si bartës të arsimit të lartë jemi gjithmonë në gatishmëri t’i shpërblejmë studentët tanë me mundësi të ndryshme, duke ju mundësuar atyre edhe punësim në struktura të ndryshme të Kolegjit.

Sukseset e Kastriot Shabiu student dhe pjesë e stafit të Kolegjit Dardania

Kastriot Shabiu student dhe pjesë e stafit të Kolegjit Dardania është përzgjedhur nga Ambasada Britanike në Prishtinë për të ndjekur një vizitë studimore në Londër, Angli.

Kjo vizitë studimore Kastriotit iu mundësua si rezultat i kontributit të tij për nxitjen e punës vullnetare dhe qytetarisë aktive në rajonin e Gjilanit, në kuadër të projektit “Bëhu Aktiv!” që u përkrahë nga Instituti Democracy for Development (D4D) dhe u financua nga Ambasada Britanike në Prishtinë. 

Ne i dëshirojmë shumë suksese Kastriotit në vazhdimësinë e angazhimeve të tij për ta zhvilluar mendësinë e komunitetit për të ndërmarrë vepra që sjellin ndryshime pozitive!

Njihuni me sukseset e Qëndrim Zejnullahut

Qendrim Zejnullahu është në përfundim të studimeve master në programin “Gjuhë Angleze dhe Studime Amerikane” në Kolegjin Dardania. 

Qëndrimi që 5 vite ushtron detyrën e mësimdhënësit dhe udhëheqësit në organizatën “British Education Centre”. 

“…Qysh herët pretendimet e mija ishin dhe janë që në të ardhmen të bëhem profesor universitar dhe të ndihmoj në ngritjen e vlerave arsimore dhe edukative në Kosovë. Për mua Kolegji Dardania është institucioni ideal ku përmbushen synimet personale dhe akademike…”

Arlind Muja

Jeta studentore nuk përfshinë vetëm studimet, por edhe praktikën dhe aktivitetet e shumta.

Arlind Muja është student në programin Menaxhment dhe Informatikë në Kolegjin DARDANIA dhe përfitues i bursës së plotë. 

Ai si një student i dalluar në vitin e parë vlerëson punën e stafit akademik, debatet me kolegët e tij rreth temave të ndryshme në Klubin e Debatit, vizitat e shumta në kompani të ndryshme publike dhe private, dhe shumë aktivitete të tjera.

“Kanë kaluar vetëm 2 semestra, por do të jenë semestra të paharruar pas gjithë asaj pune të palodhshme të profesorëve, kolegëve dhe të gjithë stafit administrativ të Kolegjit DARDANIA. 

Gjithmonë ishim pjesë e debateve dhe aktiviteteve të ndryshme dhe kjo është ajo që i jep frymën pozitive një institucioni” shprehet Muja.

Erisona Zuka

Është njëra nga studentet shembullore në Fakultetin Përkujdesje dhe Mirëqenie Sociale, tani ajo është e punësuar në administratën e Kolegjit Dardania.

Ylli Shabani- Përfitues i bursës së plotë në Kolegjin Dardania 

Kolegji Dardania është në vazhdimësi në kërkim të maturantëve dhe studentëve të shkëlqyer për të ju ofruar bursa studimi dhe mundësi të tjera për zhvillimin e tyre profesional.

Ylli Shabani, student në vitin e tretë në programin Shkenca Politike dhe Administrim Publik, është përfitues i bursës së plotë në Kolegjin Dardania. Për më shumë rreth eksperiencës së Yllit në rrugëtimin e tij tre vjeçar në Kolegjin Dardania, ju ftojmë të shiqoni videon e përgatitur.

Disa momente të bukura nga puna praktike e studentës Besarta Bajraliu

Studentët të Kolegjit Dardania krahas mësimit teorik realizojnë edhe punë praktike në istitucione që i përgjigjen drejtimit që studiojnë. Studentja Besarta Bajraliu nga programi Përkujdesje dhe Mirëqenje Sociale, është duke vijuar punën praktike në SHFMU “MITRUSH KUTELI” në Prishtinë.

Kolegji Dardania, i uron shumë suksese Besartës!

Build lifelong friendships with students who share your interests, passions, and perspectives.

APPLY

Are you ready to take the next step toward your future career?