Tryezë debati me studentë dhe stafin akademik në Kolegjin Dardania

Në vigjilje të datave 7 dhe 8 Mars, Stafi Akademik së bashku me studentët e Kolegjit Dardania organizuan një tryezë debati me temën: “Rëndësia, vlerat dhe kontributet e mësimdhënësve dhe
grave në shoqëri”

Ky debat i rëndësishëm u fokusua në disa pika kyçe, të cilat shënuan rolin e grave dhe mësimdhënësve në ndërtimin e një shoqëri të drejtë dhe të barabartë. Diskutimi përshkroi kontributin e tyre në zhvillimin shoqëror, duke theksuar diversitetin e rolit të tyre në edukim, shkencë, art dhe drejtësi, përmes shembujve personal dhe angazhimit në komunitet.

Gjithashtu u adresuan sfidat me të cilat përballen gratë dhe mësimdhënësit në përpjekjet e tyre për të kontribuar në shoqëri. Diskutimi përfshiu barrierat kulturore, ekonomike dhe sociale që
kufizojnë potencialin e tyre të plotë, duke bërë thirrje për strategji të qarta për tejkalimin e këtyre pengesave.