Kolegji Dardania organizoi dy trajnime për stafin akademik dhe studentë me tematikë “Përgaditja e punimeve kërkimore –shkencore “dhe “Si të hartohen projektet kërkimore”. Nevoja për riaftësimin e mësimdhënësve dhe përgatitjen e studentëve për të bërë punime shkencore, jo vetëm që është shkathtësi akademike por njëkohësisht është komponentë e rëndësishme për performancë cilësore akademike.

Në këtë vazhdë, Kolegji Dardania organizoi seminare për studentë dhe stafin akademik me qëllim të krijimit të pronësisë intelektuale për hulumtime dhe për publikimin e punimeve shkencore. Trajnimet e ofruara kishin për qëllim rifreskimin e kapaciteteve profesionale të mësimdhënësve rreth përgaditjes së punimeve shkencore dhe avancimin e shkathtësive për përgaditjen projekteve.
