Staf Akademik – Mësimdhënës me Orar të Plotë

Kolegji Dardania me seli në Prishtinë shpall:

K O N K U R S

PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË REJA TË PUNËS SIPAS STATUTIT TË KOLEGJIT DARDANIA DHE RREGULLORES PËR SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Bazuar në Statutin e Kolegjit Dardania, neni 56, paragrafi 2, kandidatët mund të aplikojnë për pozitat si në vijim:

VENDI I PUNËS: Staf Akademik – Mësimdhënës me orar të plotë për fushën:

  • Infermieri
  • Dizajn

Kualifikimet e nevojshme

  • Kandidati duhet të ketë gradën PhD apo Master në fushën përkatëse.

Dokumentet për aplikim:

  • Kërkesën me CV bashkë me listën e publikimeve/punimeve, dhe letër motivimi;
  • Kopjet e diplomave të noterizuara (Doktoraturë, Master dhe Bachelor);
  • Dëshmitë e nostrifikimit të diplomave (për të diplomuarit jashtë vendit) të noterizuar;
  • Ekstrakti i lindjes;
  • Çertifikatën se ndaj tij nuk ndërmirret ndonjë procedurë hetuese;
  • Leja e qëndrimit dhe leja e punës (për kandidatët që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës);
  • Dokumente tjera shtesë relevante.

Dorëzimi i Aplikacionit

Dokumentacioni së bashku me formularin e aplikacionit të plotësuar duhet të dërgohet në e-mail jobs@kolegjidardania.com apo të dorëzohet në zyret e Kolegjit Dardania (adresa: rr. Ibrahim Lutfiu nr. 93, Prishtinë) nga data 22.09.2021 deri me datë 02.10.2021.

Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të ftohen për intervistë.

Aplikacioni i konkursit mund të shkarkohet duke klikuar këtu.

Konkursi mund të shkarkohet duke klikuar këtu.