Klubi i Debatit vazhdon me aktivite të ndryshme, duke iu ofruar kështu studentëve të Kolegjit DARDANIA mundësi të shumta. Këtë të premte, nga ora 14:00, në sallën e leximit do të diskutohet për shtetndërtimin dhe zotërimin e ligjit në shoqëritë në tranzicion, më saktësisht tema do të jetë:
“Misioni i EULEX në Kosovë (EU Rule of Law Mission in Kosovo)”.
Klubi i Debatit i fton të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e takimit të së premtës