Sot në Kolegjin Dardania u shenua një ngjarje e veçantë dhe emocionuese, për stafin akademik, studentet dhe bashkëpunëtorët.
Prof. Dr. Gjyldane Mulla, Rektore e Kolegjit Dardania, u nderua nga Shoqata e Socilogëve Shqiptar, me Çmimin e Madh të Ekselencës për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në fushën e kërkimit dhe drejtimit akademik. Ky çmim është një njohje e merituar për përkushtimin e saj të palodhur në avancimin e shkencës dhe arsimimit, si dhe për rolin e saj si një model frymëzues për vajzat dhe djemtë që ndjekin karrierat në shkencë.
Prof. Dr. Mulla me angazhimin e saj madhor ka krijuar një ambient mbështetës dhe frymëzues për studentët e saj, duke u ofruar atyre mundësi për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe për të kontribuar në kërkimin shkencor. Me një karrierë të begatë akademike Prof. Dr. Mulla ka treguar se përkushtimi dhe pasioni për shkencën janë çelësi i suksesit.
Prof. Dr. Mulla është një shembull i shkëlqyer për të gjithë ata që ëndërrojnë të bëhen shkencëtarë dhe liderë në fushat e tyre. Ajo tregon se me punë të palodhur, përkushtim dhe besim në vetvete, çdo gjë është e mundur.
Nderimi i Prof. Dr. Gjyldane Mulla me Çmimin e Madh të Ekselencës është një hap i rëndësishëm drejt njohjes së kontributeve të grave në shkencë dhe një inkurajim për të rinjtë që të ndjekin pasionet e tyre. Çmimin e madh të ekselences në ëmër të Shoqatës Sociologjike Shqiptare dhe në praninë e një numri të madh të pranishmeve soleminisht ia dorëzoj Prof. Dr. Lekë Sokoli.