Lansimi i Klubit të Letërsisë – Vepra “I huaji” nga filozofi Albert Camus

Unioni Studentor i Kolegjit DARDANIA në bashkëpunim me programin e Gjuhës Angleze dhe Studime Amerikane, kanë kënaqësinë të lansojnë Klubin e Letërsisë (Literature Club) një grup jo-formal i studentëve të interesuar rreth letërsisë botërore dhe i cili mirëpret të gjithë studentët për të shkëmbyer ide dhe opinione mbi veprat më të famshme të letërsisë. 

Letërsia mbetet dimensioni me ndikimin më të lartë në sëndërtimin e klulturës Evropiane dhe kësisoj ajo duhet të zhvillohet dhe promovohet tek studentët. 

Vepra e parë e cila do të trajtohet nga pjesëmarrësit në Literature Club është novela e famshme “I huaji” nga shkrimtari nobelist dhe filozofi algjeriano-francez Albert Camus. 

Albert Kamy tek “i Huaji” rrëfen historinë e një njeriu i cili behet vrasës. Në pjesën e parë personazhi një beqar i moshës se mesme përshkruan ditët e mërzitshme derisa ndodhe një vrasje. Ai vret një arab. Në pjesën e dyte Merso (personazhi i romanit) rikujton kohen e kaluar në burg procesin gjyqësor dhe dënimin me vdekje. 

Takimi i parë i “Literature Club” mbahet më datë 04.05.2017, duke filluar nga ora 13:30 në sallën e leximit. 

Për çdo informacion shtesë mund të shkruani në e-mail adresën: kasriot.shabiu@kolegjidardania.com 

Për të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë ta kenë novelën “I huaji” mund ta gjejnë në secilën librari të Prishtinës, me një çmim shumë të lirë. Për ata që mund të lexojnë në Gjuhën Angleze librin mund ta shkarkoni në linkun e mëposhtëm: 

http://www.macobo.com/…/CAMUS,%20Albert%20-%20The…