Bitcoin The End of Money as We Know It

Të dashur studentë,

Ju njoftojmë që këtë javë Klubi i Debatit ka përzgjedhur dokumentarin “Bitcoin: The End of Money as We Know It”. Dokumentari do të shfaqet të Mërkurën më 6 Prill 2016, në sallën 15 ora 14:00.

Ky dokumentar tregon praktikat e bankave qëndrore dhe aktorët financiar që ndikojnë në krizat ekonomike. Po ashtu, shtjellon ndikimin e qeverisë në procesin e krijimit të parave, se si shkaktohet inflacioni, dhe tema të tjera që gjurmojnë historinë e parave.

Klubi i Debatit ju fton të merrni pjesë në shfaqjen e këtij dokumentari dhe pse jo edhe në debatin që do të zhvillohet lidhur me temat e diskutuara në këtë dokumentar.